Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t`i shuajë strukturat paralele në veri të Mitrovicës, ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës që i bëri Prizrenit.

Rexhepi ka thënë se janë të vetëdijshëm se sa është fuqia policore atje dhe se puna nuk mund të kryhet shpejt pa ndihmën e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it 

Ministri Rexhepi për gjendjen e sigurisë në veri ka thënë se është nën kontroll, pavarësisht incidenteve të kohëpaskohshme. Sipas tij, lëvizja e lirë e njerëzve ende nuk është e siguruar, prandaj pritet një punë e madhe në veri të Kosovës. 

/rg/shqiptarja.com/