Rexhepi: KFOR dhe EULEX, punoni!

Rexhepi: KFOR dhe EULEX, punoni!
Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme ka komentuar deklaratat e komandantit të KFOR-it Erherd Drews, duke thënë se politika do ta kryejë punën e saj në veri, por KFOR-i e EULEX-i duhet të krijojnë kushtet dhe lirinë të lëvizjes për gjithë qytetarët sipas mandatit që kanë. 

“Komandanti i KFOR-it Erhard Drews, thotë se duhet zgjidhje politike per veriun. Natyrisht veriu është çështje e ndjeshme dhe atje duhet të shtrihet rendi dhe ligji, por politikanët do ta bëjnë pjesen politike, por edhe KFOR-i EULEX-i duhet ta kryejnë punën e tyre”, tha ministri Rexhepi.

Edhe EULEX-i, mision evropian për rendin dhe ligjin, pranon se është i kufizuar në lëvizjen e lirë në veri.
 
“EULEX-i nuk ka çasje te plotë operacionale në veriun e Mitrovicës, dhe kjo po e pengon këtë mision në kryrjen e detyrave, zhvillimin e hetimeve në këtë pjesë” deklaroi Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it. 

Vendimin e djeshëm të Serbisë për organizimin e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë, ministri Rexhepi, e ka quajtur agresion të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës. Sipas tij UNMIK-u nuk ka të drejtë të ndihmojë zgjedhjet serbe në Kosovë, sepse edhe ky mision bie ndesh me rezolutën 1244 të OKB-së. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës