KOSOVE- Qeveria e Kosovës pritet t’i dërgojë një notë proteste KFOR-it pasi sipas saj nuk ka respektuar marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veri të vendit, te cilat sipas autoriteteve kosovare po shfrytezohen nga kontrabandistët serbë. Nota e protestës është paraljmëruar nga Ministri I Brendshëm I Kosovës Bujar Rexhepi I cili merr shkas nga rasti I nje kamioni me medikamente dërgesë nga Rusia me destinacion spitalin e Mitrovicës. Ministri Rexhepi shpreh indinjatë ndaj forcave të KFORIT që lejuan kalimin e kamionit dhe shpreh dyshime se brenda tij mund te kishtë patur armë.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com








