Rexhepi: Në dialog mund të
përfshihet dhe Klinton e Ashton

Rexhepi: Në dialog mund të<br />përfshihet dhe Klinton e Ashton
PRISHTINE- Në fazën e re të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit mund të përfshihet Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton dhe përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Ashton. Lajmin e ka dhënë Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi në një intervistë për Radio serbe KiM.

Ministri ka nënvizuar se nëse përfshihet kjo makineri e rëndë diplomatike, atëherë ajo nuk pyet shumë për vullnetin tënd por do të imponojë diçka. "Kështu do të jetë edhe me Serbinë. Ajo duhet të përcaktohet a do të ketë perspektivë evropiane. Prandaj do t’i duhet të gëlltisë disa gjëra që nuk i dëshiron. Kështu ka qenë edhe me Kosovën”, është shprehur Rexhepi.

Ndërkaq, e përditshmja kosovare Express shkruan se sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton pritet të vizitojë Kosovën në fillim të tetorit me ftesë të Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga. Përveç të parës së diplomacisë së SHBA-së, në Prishtinë do të vijnë edhe rreth 400 zonja të tjera për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për rolin e gruas.
(dm/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi