Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka bërë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të përmbushin obligimet e tyre dhe të mos lejojnë që nga rrugët alternative të futen në Kosovë politikanë serbë.
Ai ka thënë se janë partnerë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe nuk mund të urdhërojnë një gjë të tillë. Ndërsa sa i përket mbajtës se zgjedhave serbe në Kosovë, Rexhepi ka përsëritur se ekziston plani tre pikësh për t’i parandaluar ato.
Ministri i Brendshëm ka folur edhe për arrestimet që i ka bërë Serbia, duke thënë se edhe njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë mundur të arrestojnë pjesëtar të MUP-it serb dhe të bëjnë show, por, sipas tij, Kosova nuk e udhëheq politikën e hakmarrjes dhe politikën fëmijërore, që po e bënë shteti serb.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com