“Veriu kurrë më nuk do të kthehet në gjendjen e para 25 korrikut”. Kjo është deklarata që ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, bëri gjatë vizitës në familjen e heroit Enver Zymberi, i cili fillimisht ka bërë homazhe te varri i heroit.

“E dimë që as familjarët e as ne si institucione nuk jemi të kënaqur me progresin e hetimeve, tha Rexhepi, ndërsa shtoi se “hetimet edhe të institucioneve të Kosovës, edhe të EULEX-it do të vazhdojnë deri në kapjen e dorasëve dhe sjelljen e tyre para drejtësie”, ka theksuar Rexhepi.

Ndëkaq babai i heroit, Muharrem Zymberi, tha se “jemi të kënaqur me kujdesin e treguar nga institucionet”, ndërsa tha se atyre u është premtuar shumë dhe se shpreson që këto premtime do të mbahet.
(gm/Shqiptarja.com)