Rezart Taçi fshin nga interneti
faqet e kompanive të tij

Rezart Taçi fshin nga interneti<br />faqet e kompanive të tij
Është hequr nga interneti faqja on-line e kompanisë “Vetro Energy” ( http://vetroenergy.com ) e cila tentoi të blinte 100 për qind të aksioneve të kompanisë së naftës me pronësi shtetërore, Albpetrol, për 850 milionë euro. Deri pak kohë më parë, ajo vijonte ta pasqyronte veten si një blerës të kësaj kompanie, edhe pse me vendim qeverie u mbyll në prill procesi i shitjes, pasi biznesmeni Rezart Taçi dështoi në gjetjen në kohë të shumës së premtuar.
 
Ndërkohë, edhe faqja në internet e ARMO-s ( http://armorefinery.com ), kompani tjetër në pronësi të këtij biznesmeni, është zhdukur, ashtu sikurse edhe faqe të tjera si www.rezarttaci.com apo www.taci-oil.com. Këto pasojnë zërat pas nisjen nga ana e organit të akuzës së hetimit lidhur me procedurat e privatizimit të kompanisë së naftës vitin e kaluart. Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka filluar verifikimet për privatizimin e Albpetrol-it dhe deri tani janë sekuestruar dokumentet përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë, sipas njoftimit në media.
 
Prokuroria, sipas këtyre njoftimeve, bazuar edhe në ankesa dhe kallëzime, dyshon se zyrtarët e METE-s kanë abuzuar me detyrën, konkretisht për faktin se kanë pranuar të vazhdojnë privatizimin, edhe pse nuk ishte depozituar garancia e kërkuar me ligj prej 10 për qind të ofertës, në shumën prej 85 milionë eurosh.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan