Rezarta një mama e lumtur,
Hera bëhet dy muajshe

Rezarta një mama e lumtur,<br />Hera bëhet dy muajshe
Një foto e cila padyshim nuk ka fjalë të përshkruhet.

Ska si të jetë ndryshe kur bëhet ajo mishëron dashurinë e nënës ndaj fëmijës.

Në këtë rast është fjala  për këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila para pak minutash ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook” me vogëlushen Hera.

Sot ajo mbush dy muajsh dhe ashtu siç bëri në muajin e parë edhe këtë herë Rezi ndau këtë moment gëzimi me miqtë dhe fansat në rrjetin social.

rezarta shkurta

Ashtu siç duket edhe në foto Hera është një vogëlushe me shëndet të plotë.

Reagimet nga fansat kanë qenë të menjëhershme duke e uruar dhe komplimentuar Rezin për bukuroshen e vogël.

Statuset e këngëtares në lidhje me vogëlushen janë të shumta, ku ajo nuk ngurron të thurë fjalë të bukura për të.

“Vetem tani e kam kuptuar se asnjeher se paskam ditur se cfare eshte maja me e lart e lumturise... Ndersa tani e prek cdo dite, ore e sekond... Me mjafton fare pak, me mjafton vetem ti mar erë engjellit tim te vockel ️ Faleminderit zot!”, shkruan ajo disa ditë më parë.

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani