Rezarta poston foton e
parë me vogëlushen Hera

Rezarta poston foton e<br />parë me vogëlushen Hera
Ardhja në jetë e vogëlushes Hera e ka gëzuar pa masë këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila ndan postime të mbushura me fjalë të bukura dhe plot ndjenjë për të.

Para disa ditësh ajo ka postuar foton e parë me vogëlushen e saj në “Facebook”, ku shfaqet duke e mbajtur në krahë.

Duket se Rezi ende nuk dëshiron të postojë një foto të plotë vajzës ku dallohen qartë tiparet duke e lënë surprizë.

rezarta shkurta

Më parë Rezi kishte postuar edhe një foto tjetër ku dukej vetëm këmba e vogël  e Herës.

Rëndësi ka që vajza gëzon shëndet të plotë dhe e lumturon pa masë nënën  e saj.

Ajo ka mbushur një muajshe, ndërkohë që Rezi ka shkruar disa rreshta të veçantë.

“Pershendetje!
Une sot bej plot 1 muajsh. Ne do e festojme edhe pse mami thote qe une kam rruge shume te gjate do behem plot 100 vjec. Experiencat e mija gjate ketij muaji jane te shumta. Si fillim takova disa teta doktoresha te spitali, ato me than qe une isha missi martenitetit. Pastaj takova mamin, babin, gjysherit dhe ata me than qe isha dhe jam me e bukura ne bot. Muzika me pelqen shume, e preferuara ime eshte nje qe ben tring tring dhe ka disa flutura qe rrutullohen siper krevatit tim, edhe pse te them te drejten me pelqen me shume kur fle te krevati i mamit dhe i babit. Ngjyra ime e preferuar roza e cila mbizoteron garderoben time. Por ka dhe gjera qe me kan zhgenjyer pak gjate ketij muaji si psh eshte nje biberon i vogel qe sado qe e thith nuk nxjerr qumesht! Tani me duhet te largohem se mami do te me mbuloj me puthjeeee. Duke ju uruar lumturi, pacim nga Hera Hoxha”, ka shkruar Rezarta.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve