Rezarta Shkurta: Do preferoja të isha një plakë me rrudha

Rezarta Shkurta: Do preferoja të isha një plakë me rrudha
Këngëtarja Rezarta Shkurta, megjithëse është shumë e re, mendon se kur të plaket nuk do të bëjë asnjë ndërhyrje plastike, megjithëse nuk ka asgjë kundër ndërhyrjeve të tilla. Këtë e ka bërë të ditur në “Facebook” ku ka postuar një status e nxitur nga ndërhyrjet kirurgjikale që ka bërë aktorja e saj e preferuar Meg Ryan. “Pashë disa foto të fundit të një ndër aktoreve të mia të preferuara, Meg Ryan. Për të kamufluar atë që koha do të bëjë me të gjithë ne, pra e kam fjalën këtu për rrudhat, nuk kishte lenë edhe ajo, si një pjesë e mirë e botës, pa i futur fytyrës së saj gjilpëra. Edhe pse vetë nuk kam asnjë të tillë, unë nuk jam kundër operacioneve, por nuk e di, tek pash këtë aktore, për mua shumë unike dikur, tani e përgjithshme, me një portret as plakë, por as e re, vendosa se dua të jem një plakë me flokë të bardhë dhe plot e përplot me rrudha”, ka përfunduar Rezarta statusin e saj.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën