Rezarta Shkurta feston Pavarësinë e Kosovës Kuq e Zi

Rezarta Shkurta feston Pavarësinë e Kosovës Kuq e Zi
Me moton “Një gjak, një komb”, këngëtarja Rezarta Shkurta ka nxjerrë në faqen personale në rrjetin social imazhin e saj me flamurin Kuq e Zi, si një dëshmi e cila konfirmon se edhe ajo celebron festën e Pavarësisë së Kosovës si gjithë shqiptarët. Këngëtarja Rezarta Shkurta ka shfrytëzuar profilin e saj në Facebook që të japë disa vlerësime që karakterizojnë edhe patriotizmin e saj. Vetëm pak orë para trokitjes së festës së 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ajo ishte shprehur kështu: “Për vite shqiptarët e kanë pasur gjysmën e zemrës të plagosur. Tani, me Pavarësinë e Kosovës, zemra jonë është më e shëndetshme se kurrë, e pathyeshme… Jemi një gjak, një komb. Të dua Kosovë”.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G