Duket se një ndjenjë të tillë po përjeton dhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila pret fëmijën e saj të parë.
Rezarta nuk ka ngurruar të ndajë foto gjatë shtatzënisë me fansat e saj në Facebook.
Tanimë duket fare qartë barku i rrumbullakosur i Rezit, ndrësa mban të veshur një bluzë mjaft të bukur.
Ajo shfaqet në një nga kafenetë e qytetit me bluzën pink ku shfaqet një beb që del nga veza, ndërkohë që në të shkruhet “Coming soon” (po vjen së shpejti).
Rezarta duket mjaft e entuziasmuar, madje kanë filluar dhe dhuratat e para për vajzën e saj.
Ajo ka postuar një foto ku shfaqen një palë këpucë në ngjyrë pink të dhuruara nga një mikeshë, ashtu siç i kanë hije një vogëlusheje.
Tanimë Rezarta është shkëputur paksa nga jeta artistike për t'iu përkushtuar ardhjes në jetë të vajzës së saj.
(b.t/shqiptarja.com)