Rezarta Shkurta tashmë ka hyrë në muajin e katërt të shtatzënisë.
E lumtur, artistja e njohur si këngëtare, modele dhe fotografe këto kohë është shkëputur nga disi nga jeta artistike duke iu përkushtuar shtatzënisë së saj.
Plot entuziaëm e jetë, Rezarta shfaqet edhe në këtë foto ku barku tashmë i duket qartë.
Madje mund të themi se ajo duket mjaft bukur dhe rrumbullakosja e barkut i shkon shumë.
Në daljet e saj të pakta këto kohë, siç ishte prezenca në 1 vjetorin e djalit të Ingrid Gjonit, Shkurta rrezaton e gjitha nga lumturia.
Gëzimi tjetër që ka përjetuar këngëtarja është se bebi që ajo pret është i seksit femër. Rezarta gjithmonë ka thënë se do të dëshironte shumë të ishte nëna e një vajze dhe tashmë kjo dëshirë është realizuar. “Kjo ishte dëshira ime dhe e Ermalit. Donim shumë që fëmija ynë i parë të ishte vajzë dhe Zoti na e plotësoi dëshirën”,- është shprehur ajo.
E martuar prej shtatë vitesh me Ermal Hoxhën, këngëtarja 26-vjeçare ka bërë kuriozë shumë njerëz, për faktin pse në jetën e tyre nuk po hynte një fëmijë, meqenëse martesa e tyre prej kohësh ishte konsoliduar. Momenti më i mirë duket se ka qenë këtë fillim viti, ku Rezarta është ndjerë e plotësuar me karrierën e saj dhe ka qenë gati për të provuar ndjesinë e mrekullueshme të të qenit nënë.
J.H/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com