Kina ka blerë ar edhe në janar, duke vazhduar për të pesëmbëdhjetin muaj radhazi rritjen e rezervave të saj, edhe pse çmimi i arit është në nivele historikisht të larta.

Sipas Bankës Popullore në Pekin, rezervat e arit janë shtuar me 40 mijë ons, duke arritur në 74.19 milionë ons (2,307 ton) , ndërsa vlera e tyre ka shkuar në rreth 370 miliardë dollarë.

Në të njëjtën kohë, rezervat valutore të vendit janë rritur në 3.399 trilionë dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2015, një rritje që lidhet edhe me dobësimin e dollarit amerikan.

Me mbi 2.260 ton ar, Kina renditet sot mes vendeve me rezervat më të mëdha të arit në botë. Megjithatë, ajo mbetet ende pas liderëve historikë. Në krye qëndrojnë Shtetet e Bashkuara me mbi 8.130 ton ar, më shumë se dyfishi i çdo vendi tjetër. Pas tyre vijnë Gjermania, Italia dhe Franca, që secila mban mbi 2.400 ton.

Lista globale tregon se ari vazhdon të jetë një shtyllë sigurie për ekonomitë e mëdha. Vende si Zvicra, India dhe Japonia mbajnë rezerva të konsiderueshme për të mbrojtur monedhat dhe ekonomitë e tyre nga krizat. Edhe shtete më të vogla, si Polonia apo Singapori, kanë rritur vitet e fundit rezervat, duke e parë arin si mburojë ndaj pasigurive globale.

Mesazhi që del nga këto shifra është i thjeshtë: ndwrsa bota po rend pas parasw dixhitale dhe tregjeve modern, ari mbetet i pakrahasueshëm me asnjë asset tjetër.

Dhe Kina, me blerjet e vazhdueshme, po tregon se nuk ka ndërmend të mbetet pas në këtë garë./ANSA