Rezidenca ‘Fole’ në Tiranë mirëpret rreth 600 studentë! Marrin pjesë te kampionati Europian Universitar i Futbollit

Për herë të parë në vendin tonë do të zhvillohet Kampionati Europian Universitar i Futbollit.

Pjesë e tij janë bërë rreth 600 studentë sportistë, nga e gjithë Evropa, ndërsa jashtë kësaj gare kanë mbetur dhe shumë të tjerë.

“Futbolli është shumë i rëndësishëm për ne në Kroaci, shpresojmë të arrijme rezultate të mira”, tha një studente.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në Shqipëri për kampionatin evropian universitar të futbollit 2023. Ndoshta shumë prej studentëve vijnë për herë të parë, por jam shumë i sigurte që do bien në dashuri me Shqipërinë dhe do kalojnë shumë mirë këtu”, tha  Adam Roczek President I Shoqata Europiane e Sportit Universitar.

Ata janë të ndarë në 28 ekipe, 16 skuadra djem dhe 12 vajza, teksa në garë për fitore, është edhe një ekip shqiptar nga Universiteti “Fan Noli” i Korçës.

“Është një ditë e bukur për federatën e sportit universitar, pasi për herë të parë  në Shqipëri zhvillohet një kampionat evropian për meshkuj dhe femra. Ndoshta është I pari dhe më i madhi dhe sfidues i kësaj organizate sportive studentore evropiane. Marrin pjesë nga 28 universitete nga e gjithë Evropa për tu shpallur kampion. Por ajo që dua të theksoj është se nuk ka ndodhur kurrë më parë që një aktivitet i tillë që në thirrjen e parë të zihen të gjitha vendet. Do të jetë një ndër kampionatet më të bukura të këtij lloji të organizuar në Shqipëri”, tha Besnik Veliu, President, Federata Shqiptare E Sportit Universitar.

Por që ky kampionat të vinte në vendin tonë, duhej edhe një akomodim që plotësonte standartet evropiane, dhe e vetmja që i arrinte kushtet, ishte FOLE rezidencë.

“Gjithë kjo mbështetje dhe ky sport që po ofrojmë këtu është vizioni i fëmijëve të mi për të krijuar një akomodim kaq të madh në Tiranë që po e provojmë sot me ardhjen e gjithë këtyre sportistëve nga e gjithë Evropa. Faleminderit të gjithëve që na besuat ne”, tha presidenti i FOLE, rezidencë” tha Behar Cukaj, President I grupit BOLV.

“Jemi krenar që rezidenca FOLE është përzgjedhur për akomodimin dhe paketën full board për të gjithë pjesëmarrësit e kampionatit. Si e vetmja rezidencë që plotëson standardet evropiane në vendin tonë. Bashkërisht jam e sigurte që do të ofrojmë një provojë të pa harrueshme për të gjithë pjesëtarët e këtij kampionati. Le të festojmë të gjithë së bashku këtë moment historik”, tregoi Esmeralda Duka, Drejtoresha e Pergjithsme e FOLE.

Në rezidencën studentore FOLE, që është pjesë e grupit BOLV, dhe ofron një sërë facilitetesh, sportistët e huaj do qëndrojnë deri më datën 2 korrik.

“Rezidenca Fole është e mrekullueshme me një akomodim perfekt, jemi shumë të lumtur këtu.”, tregoi studentja.

“Tek Fole rezidencë ne patëm mundësinë për të ofruar gjithçka na duhej. Qoftë nga kapaciteti për të akomoduar pjesëmarrësit e këtij kampionati, qoftë për kapacitetin e këtij koncerti që është tek 1 mijë të ftuar’, Arianita Petushi, Drejtoresha e Agjensise Organizatore Ahead Creative

Mbajtja e këtij kampionati në Shqipëri shihet si një hap i rëndësishëm për sportin e kësaj kategorie.

 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kaiser, kjo është për ty! Nderim fenomenal i fansave të Bayern Munich për të ndjerin Franz Beckenbauer

VIDEO/ Kaiser, kjo është për ty! Nderim fenomenal i fansave të Bayern Munich për të ndjerin Franz Beckenbauer