Rezistenca e infeksioneve ndaj
ilaçeve, sfida për shkencëtarët

Rezistenca e infeksioneve ndaj<br />ilaçeve, sfida për shkencëtarët
TIRANË - Infeksione që u rezistojnë medikamenteve parashikohet të vrasin rreth 10 milionë njerëz në vit në mbarë botën, që nga viti 2050, madje më shumë nga ç’kanë vdekur nga kanceri, në rast se nuk merren masa urgjente.
 
Deri më tani kjo ka përfshirë rreth 700 mijë njerëz të cilët vdesin çdo vit. Kjo ka ardhur si rezultat i një analize të parashtruar nga ekonomisti britanik Jim O’Neill i cili thotë se lufta ndaj kësaj nisme mund të marrë 100 triliardë dollarë.
 
Po ashtu, reduktimi i popullsisë për shkak të shëndetit të keq do të sjellë edhe një ulje të prodhimit botëror midis 2 dhe 3.5 %. Në bazë të studimit, në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, rezistenca antimikrobeve shkakton të paktën 50 mijë të vdekur çdo vit. Sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara çdo vit të paktën 2 milion njerëz infektohen me bakterie që janë rezitente ndaj antibiotikëve dhe të paktën 23 mijë të tillë vdesin drejtëpërdrejt nga këto infeksioneve. O’Neill vë në dukje edhe vendet më të prekura nga kjo, të cilat do të jenë Nigeria dhe India.
 
Sipas tij në Nigeri 1 në 4 vdekje do t’i atribuohet këtyre infeksioneve, ndërsa në Indi parashikohet një shtesë prej 2 milionë jetë të humbura çdo vit. Pavarësisht situatës së rëndë, O’Neill bën thirrje për një ndërveprim ndërkombëtar përmes studimeve, stimulimin e zhvillimit të barnave të reja apo terapi alternative siç mund të jenë vaksinat.
 
Për këtë O’Neill tha se mbështetja e kombeve do të ishte jetike duke thënë se pret që samiti i G20 në 2016-ën të ketë këtë çështje në qendër të diskutimeve.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie