Tridhjetë e tetë persona kanë mbetur të vdekur në aksidentin ajror të kompanisë Iraniane “Sepahan Air” dhe 10 të tjerë janë transportuar në gjendje kritike në spital. Avioni i vogël me 48 pasagjerë është përplasur në perëndim të kryeqytetit Iranian, Teheranit.

Mediat lokale raportojnë se ndër viktimat përfshihen dhe 5 fëmijë. Avioni ishte drejtuar në qytetin lindor Tabas dhe u rrëzua në afërsi të aeroportit Mehrabad. 

avioni iran

Irani ka pësuar më shumë se 200 aksidente ajrore në 25 vite, me më shumë se 2,000 viktima. Mediat lokale thonë se rrëzimi ka ndodhur për shkak të një defekti teknik, si pasojë e vjetërsisë së avionëve dhe mirëmbajtjes së dobët të tyre. Irani fluturon ende me avionë të blerë që para Revolucionit Islamik në vitin 1979. Pavarsisht sanksioneve tregtare të ndërkombëtarëve, ende shumë nga avionët riparohen me pjesë të paçertifikuara dhe të paautorizuara.
 
avioni iran



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)