Rezoluta e Berishës për Srebrenicën, Rama: Lojë e ulët e një të korruptuari e minues i demokracisë! Gjithkush e njeh si thyersi i embargos ndaj Millosheviçit

Rezoluta e Berishës për Srebrenicën, Rama: Lojë e ulët e një të korruptuari e minues i demokracisë! Gjithkush e njeh si thyersi i embargos ndaj Millosheviçit

Edi Rama ,Sali Berisha dhe memoriali i Srebrenicës

Lojë e ulët e një njeriu të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të korruptuar dhe minues të demokracisë e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama rezolutën e propozuar nga grupi i deputetëve të Sali Berishës në Kuvend për Masakrën e Srebrenicës plot 27 vite më parë.

Rama ka shkruar në Twitter Berisha njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t'u ringjallur nga varri i tij politik.

Rama sqaroi gjithashtu se Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur  nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij!

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po çne kjo rezolutë sot, pse, me ç'rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s'ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t'u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në mënyrë të pashpjegueshme pas gati 27 vitesh, grupi i Berishës në Kuvend përmes deputetit Tritan Shehu dhe firmave të tyre kanë propozura një Rezolutë ku propozojnë dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës në korrik të vitit 1995. Kuvendi ia ka rrëzuar kërkën duke mos e futur në procedurë.  

Partia Socialiste deklaroi sot prerë se asnjë propozim të një ‘non grata’ nuk do të pranohet. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla bëri të qartë edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste. Ai Balla theksoi se ky veprim nuk ka të bëjë me përmbajtjen e kërkesës, pasi Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebrenicës, por ky është një qëndrim ndaj një deputeti i futur në listën e zezë të SHBA.

Nuk dihet arsyeja se pse e ka kthyer pikërisht dënimin e kësaj masakre që ka ndodhur 27 vite më parë. Kjo kërkesë e tij duket e një natyre “djallëzore”, pasi nuk do të shërbente për asgjë tjetër përveç se krijimin e tensioneve me Aleksandër Vuçiç. Absurde është dhe fakti që Berisha ka qenë 8 vjet në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, por e kërkon pikërisht në këtë moment për të krijuar trazira, ndërkohë që vetë Balla një ditë më parë e ka bërë të qartë që Shqipëria  Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebernicës dhe madje ka mbështetur edhe rezolutat në OKB dhe OSBE në 1995.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
‘Çdo kërkesë që vjen nga Berisha do rrëzohet”, PS: Më 11 korrik seancë të posaçme për Srebrenicën

1652121916_Screenshot1.jpg

Çdo kërkesë që do të ketë firmën e Sali Berishës në të nuk do të pranohet nga mazhoranca. Ky është qëndrimi i Partisë Socialiste, të cilin e ka ripërsëritur edhe një herë Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në “Opinion”.

Sipas tij ky qëndrim nuk do të ndryshojë për 4 vite me radhë. Balla tha se Kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme me 11 Korrik për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës.

 “Kuvendi i Shqipërisë edhe për këtë çështje do të ketë një seancë të posaçme, e kam deklaruar sot në Kuvend, më 11 Korrik për të mbajtur një qëndrim. Po e përsëris që sa herë që të vijë një kërkesë nga Saliu do rrëzohet. Për çdo gjë. Srebrenicën ne e kemi mbështetur vendimin e gjykatës, është shpallur gjenocid.

Sali Berisha me këtë ritëm rezolutash që bën Tritani dhe i firmos Saliu… Saliu ka depozituar çdo javë nga një rezolutë.Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë fare me thelbin, jam plotësisht dakord me rezolutën, po patjetër. Jemi dakord, por për t’i vrarë për së dyti nuk e pranojmë dot”, tha Balla.

Ora 21:56
‘Rama në krah të non gratës’, Berisha: Votuan kundër mocionit për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë me urdhër të Vuçiç

1652343299_saliberisha.jpg

Sali Berisha ka reaguar sërish pasi kuvendi i rrëzoi kërkesën për gjenocidin në Srebrenicë. Berisha ka shpërndarë foton e Edi Ramës një natë më parë në Bruksel ku është në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Drejtuesi i presidencës se Bosnjes, Mirolad Dodik. Berisha thotë se kundër kërkesës së tij me urdhër të Vuçiç.

“Si veshka midis padronit supergrata dhe vëllait nongrata! Lidhur me deklaratën e Edi Ramës për refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorancës së tij të rezolutës për dënimin e genocidit serb në Bosnjë, sqaroj sa vijon: Pretendimi i Edi Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshtër e denjë vetëm për atë.

Rezoluta për dënimin e genocidit në Bosnje është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit, është shqyrtuar në kryesinë e parlamentit dhe është vendosur t’i paraqitej sot seancës plenare. Përfaqësuesit e PS, shumicë në kryesinë e Parlamentit kanë refuzuar në kryesi dhe kanë votuar me ndërgjegje të nxirë kundër rezolutës.

Kështu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë patur të gjithë kohën e mjaftueshme që parashikon rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kësaj rezolute, por kanë vendosur në një akt çnjerëzor dhe anti-kombëtar që të votojnë kundër saj me urdhër të Aleksandër Vuçiç. Kjo rezolute është miratuar në Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojmë këtu se me parë Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetëdije të plotë kundër debatit me mocion për Ballkanin e Hapur dhe rezolutës së grupit parlamentar të PD për dënimin e genocidit rus në Ukrainë.", shkruan Berisha. 

Ora 19:41
Ilir Meta i tregon me Berishën edhe për Srebrenicën: I zhgënjyer nga vota kundër e mazhorancës (Çështja nuk u fut në kalendar)

Presidenti Ilir Meta nuk ka zhgënjyer edhe këtë herë. Në një reagim në Facebook, Meta ka shkruar se ndjehet i zhgënjyer nga votimi sipas tij kundër Rezolutës së poropozuar nga Berisha. Por në fakt sot nuk është votuar kundër rezulotës, por nuk është pranuar futja në kalendar shqyrtimi i saj.

“Tejet zhgënjyes votimi kundër i mazhorancës ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës në Srebrenicë në korrik të 1995.

Në kushtet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm rus kundër Ukrainës, dhe kur në rajonin tonë vërehen përpjekje të shtuara për të mohuar gjenocidin serb në Srebrenicë dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me solemnitet dhe vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër gjenocidit barbar, që mori jetët e 8372 njerëzve në Srebrenicë. 

Jam tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor”, shkruan Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valter: 12/05/2022 22:07

    Te kesh vella Aleksandrin e Serbise..dhe te votosh rezoluten ku serbet brenda 3 dite kan pushkatue mbi 8000 boshnjak,rob te dorzuar..kete Rama nuk munde te lejon..dhe kjo eshte e turpshme,kur dihet qe vete Srbija e ka votue kete..po te fillon lufta Srbi- Kosove..ne cillen ane do lufton Rama. ??

    Përgjigju
  • Martin: 12/05/2022 21:11

    Krimineli me i madh dhe antishqiptari kryesor eshte berisha. Mos te dali me para se esht antishqiptari me i keq. Vetem deme i ka ber popullit ton

    Përgjigju
  • limi: 12/05/2022 20:44

    sal nongrada ska gjetjeter vetem te merret me budalliqe qe skan vler per popullin po do te mari vemendje me keto lloj komnetersh e gjerash

    Përgjigju
  • Kaka: 12/05/2022 20:33

    Sja vlen me e digju ket plakun qe ska bere mir per kete vend vetem te zeza i ka bere po hiq dor nga politika sje i kesaj rruge

    Përgjigju
  • Miranda: 12/05/2022 20:06

    Nuk ja vlen ta degjoj njeri me ate person qe ka dal non grata nga amerika dhe i kane dal te gjitha te palarat qe i ka bere ketij vendi!

    Përgjigju
  • nezi: 12/05/2022 20:03

    ska me ca mu marr ky sali i largqofti

    Përgjigju
  • nezi: 12/05/2022 20:02

    ska me cfar ete merret ky i largqofti o zot me demke tu fol e tu dhen ide me u shfajsu,,,sbehen kto gjana ishtu o plako

    Përgjigju
  • Besmir: 12/05/2022 20:01

    O Saliiii hiq dor nga politika se e kan mare vesh te gjithe qe je vetem korrupton.Nuk te meren parasysh me gjerat qe thua se vetem genjeshtra nxjerr nga goja

    Përgjigju
  • tasim: 12/05/2022 20:01

    vetem lojera dhe ide te pakuptimta jep non grata jon i mencur bahh ske turp sale

    Përgjigju
  • Gezim: 12/05/2022 20:00

    Nje loje e shpifur e berishes si gjithmone keshtuqe sduhet ti merret shume parasysh fjala e tij

    Përgjigju
  • Fantazisti: 12/05/2022 19:59

    O sali o serbdashesi me i madh qe ka pa nsjher shqipria

    Përgjigju
  • ela: 12/05/2022 19:43

    Foli BErisha me i ndyri i te gjithe politikes ne shqiperi.Hajduti me i madh qe ka bere pasuri marramendese dhe kriminel i vrasjeve me te medha ne vendin tone te vogel.Futeni ne burg kte njeri te ulet.

    Përgjigju
  • Fabiola: 12/05/2022 19:40

    Berisha kriminel i ktij vendi Rama mos tmerret me me te te vazhdoj punen sic di ta bej me se miri

    Përgjigju
  • Saliu: 12/05/2022 19:39

    Akuzat e hedhura nga te vdekurit nuk meren parasysh , e ka mare vesh gjith bota se ckeni bere ju sali kshuqe mos u merr me me politik po hiq dore

    Përgjigju
  • Geri: 12/05/2022 19:37

    Qente lehin karvani ecen perpara edo , lej ca thon non gratat

    Përgjigju
  • Mario: 12/05/2022 19:36

    Mire e thate nje loje e poshter e nje non grate , nuk duhet shtuar me asgje

    Përgjigju
  • Alban zeka: 12/05/2022 19:33

    Sala e ka ndihmu me naft milloshevicin e tashti do t duket sikur mbron interesat e kosoves qe tmarri mbeshtetje sa m shum po kto lojra si hajm me se je ujk i vjeter ti dim hilet o sali

    Përgjigju
  • Fredi: 12/05/2022 19:32

    Sali Berisha proserbi me i madh qe ka pa pare ndonjeher Shqiperia

    Përgjigju
  • Ferrdinand: 12/05/2022 19:31

    Berisha vec mga burgu te flas. Nga jasht fjala e tij nuk merret parasysh

    Përgjigju
  • sokol: 12/05/2022 19:31

    Sala nje super krimininel. burgu te pret

    Përgjigju
  • Arbërori: 12/05/2022 18:56

    Ahhh ore drog duade vucicin që na preu e përdhunoi, duade shkjaun o bir shkjau shqipfolës, dhasht zoti e nuk e ke shumë larg …!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar