Një vit pas pushtimit rus të Ukrainës, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë javën e ardhshme për një rezolutë që nënvizon "nevojën për të arritur, sa më shpejt të jetë e mundur, një paqe globale, të drejtë dhe të qëndrueshme në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara". Në draftin e lëshuar për vendet anëtare, "ripohohet angazhimi për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht", dhe Rusisë i kërkohet sërish "të tërheqë menjëherë trupat e saj". 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky përjashton dhënien e territoreve Rusisë në shkëmbim të paqes! Moska dhe Kievi shkëmben 202 të burgosur