Rezoluta e Parlamentit Evropian:
Kosova e Serbia, bashkë në BE

Rezoluta e Parlamentit Evropian: <br />Kosova e Serbia, bashkë në BE
BRUKSEL - Parlamenti Evropian përmes një rezolute kërkon që Kosova dhe Serbia të jenë së bashku në Bashkimin Evropian, ndërsa dialogu mes dy vendeve duhet të vazhdojë në nivel të lartë dhe të jetë konstruktiv.

Përreth dy orë eurodeputetët kanë diskutuar rreth situatës së fundit në dy vendet dhe rreth dialogut mes tyre.

Në projektrezolutën për Kosovën, nënvizohet se progresi në këtë vend është i mirëpritur, por duhet të vijojë angazhimi për të vijuar progresin drejt integrimit.

Ndërkaq Serbisë i janë kërkuar hapa konkret përsa i përket dialogut mes dy vendeve.

Në thelb të të gjitha diskutimeve ka qenë vazhdimi i procesit të dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

Parlamenti Evropian ka nënvizuar se marrëveshjet bilaterale për pakicat në Kosovë, duhet të zbusin tonet e diskutimeve.

(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren