Rezoluta në Kuvend kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK, reagon Rusia: Personat e përfshirë në krime duhet të dënohen ashpër

Rezoluta në Kuvend kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK, reagon Rusia: Personat e përfshirë në krime duhet të dënohen ashpër

Ministria e Jashtme ruse

Rusia ka quajtur të gabuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar rezolutën kundër raportit të Dick Marty dhe insiston se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë. Në seancën e fundit plenare të këtij sesioni, Kuvendi miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK. Por Rusia vijon të përsërisë se krimet duhet të përballen me dënimin e ashpër ndonëse parlamenti shqiptar kundërshtoi akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Shqipëri e Kosovë. 

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, shkruan në Twitter Ministria e Jashtme Ruse.

Pavarësisht debateve, opozita bashkoi votat me maxhorancën, duke votuar me 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t. Raporti u mbështet nga Rusia, e cila ishte ndër të parat që artikuloi këto akuza. Në seancën plenare, kryeministri Rama i mëshoi faktit që raporti është i mbështetur nga Rusia dhe zëdhënës rus. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Kryeministri Rama akuzoi opozitën se ishin ata që në vitin 2011 e votuan raportin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Rama tha se prej këtij raporti, u krijua Gjykata speciale e Kosovës, që çoi padrejtësisht në burg komandantët e UÇK, që është një prej krenarive më të madhe të shqiptarëve, një nga fytyrat e krenarisë. Sipas Partisë Socaliste pas 10 vitesh hetime është konstatuar, se raporti i Dick Marty ‘për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë', mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 02/08/2022 14:44

    Putin i pari. Larg Ballkanit dhe Shqiperise o Rusi plehre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë