Rezoluta për Prokurorinë, PD
‘harron’ 21 janarin: Ina rrugaçe

Rezoluta për Prokurorinë, PD <br />‘harron’ 21 janarin: Ina rrugaçe
TIRANE – Anëtarët e Komisionit parlamentar të Ligjeve kanë zhvilluar sot debate të ashpra në lidhje me rezolutën mbi punën e Prokurorisë, hartuar nga deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili nuk merrte pjesë në mbledhjen e sotme.

Deputetja socialiste Vasilika Hysi tha gjatë punimeve se rezoluta në fjalë përmbante shumë pasaktësi, ndërsa Pandeli Majko theksoi se nga rezoluta është lënë jashtë 21 janari.

Nga një vështrim paraprak, Shqiptarja.com ka mundur të lexojë se në rezolutë flitet për një bashkëpunim të mirë mes Prokurorisë dhe institucioneve të tjera, gjë që “ka sjellë impakt pozitiv në luftën kundër kriminalitetit”.

Deputetët socialistë ftuan kolegët demokratë që të mos fshihen prapa gishtit dhe të përballen me akuzat që kanë lëshuar gjatë kësaj periudhe ndaj Prokurorisë dhe kryeprokurores Ina Rama, sidomos pas 21 janarit.

Në debat e sipër deputeti demokrat Fatos Hoxha ka cilësuar përsëri si “rrugace” kryeprokuroren Rama. Përveç Hysit, Majkos dhe Subashit, që njoftuan votën e tyre kundër rezolutës, anëtarët e tjerë të majtë të komisionit braktisën punimet në mënyrë demonstrative.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë