Rezoluta për Kosovën, Çollaku në Report Tv: Kishte tekst turpërues, s’mund të flasë Kuvendi me gjuhën e Vuçiçit! Pati kompromis mes PS dhe Rithemelimit

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje (12 tetor) me 101 vota pro rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve më 24 shtator në Banjskë. Por deputetët e Partisë Demokratike nuk e mbështetën rezolutën e unifikuar mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Kreshnik Çollaku tha se tekti i rezolutës ishte një tekst turpërues i cili fliste me gjuhën e presidentit serb Aleksandër Vuçiçit.

Sipas Çollakut pati një kompromis mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, e akuzoi Sali Berishën për politikë të pamoralshme. Çollaku tha se Berisha nga njëra anë e quan Ramën argat i Vuçiçit dhe më pas jep votën për një tekst të shpërlarë.

‘Dje është miratuar një rezolutë shumë e fortë për Kosovën, jo në sallën e Kuvendit por në ‘Air Albania’. 101 e kolegë të mi, guxuan të ngrenë dorën në një tekst turpëruese për Kosovën, ishte turpërues, kishte vetëm 2 fjali të shpëlara, që një nxënës gjimnazi do t’i kishte shkruar. Ishte një dakordësi për të heshtur. Kishte një infiltrim të një fraze dhe koncepti dhe se di si mund të guxojnë të shkruajnë. Në fund kur i referohen ngjarjes që ndodhi në veri të Kosovës si njësi terroriste serbe, po flasin me gjuhën e Aleksandër Vuçiç.

Kjo linjë politike si ka mundësi të infiltrohet në një tekst për një rezolutë për Kosovën. Të garantoj se po të shkonte në parlament të Serbisë do të votohej nga Vuçiç. Nuk është produkt i institucioneve të parlamentit. Mund të kishin bërë një tekst të denjë, jo një tekst fyes me tre fjali për Kosovën. Çudinë se kam tek socialistët, sepse linja e Ramës me Serbinë është linjë e butë. Ky tekst rezolute që e përkëdhel Vuçiç, nuk më çudit të Rama. Ja ka thënë mbi 100 herë argat i Vuçiç tani më thuaj se si shkon dhe i jep votën një teksti të shpëlarë. A ka moral? Si mund të hidhen fjalët dhe të gëlltiten në këtë formë. Edhe rrëzimi i amendamenteve të mia u rrëzuan në dakordësi me Rithemelimin. Teza e rindarjes së Kosovës është në tavolinë, është ajo që kërkon Vuçiç dhe ka diplomatë që mendojnë se mund te jetë zgjidhje në Kosovë. Jam kundër kësaj ideje dhe shumë e rrezikshme.'- tha Çollaku.

Të pranishëm në Kuvend dje ishin 106 deputetë, nga të cilët 4 deputetë të Lulzim Bashës nuk votuan. Report Tv mëson se nuk votuan Arbi Agalliu, Eralda Bane, Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj. Ndërsa, deputetët e Rithemelimit siç kishin rënë dakord dje, bashkuan votat për të  dënuar sulmin.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 13/10/2023 18:28

    O collak qysh do kenaqeshe ti dhe grupi jot Qe edi ti shpall luft serbis Ti do pranoje teemobilizoheshe apo femijet tuaj do venit ne luft Apo do venin ne luft vetem femijet e popullit te thjesht Dha ata te vriteshin dhe ju te merrnit lavdin e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja