Parlamenti Europian i kërkon politikës shqiptare të shmangë krizën e mëtejshme.
Në rezolutën për Shqipërinë të paraqitur në Parlamentin Europian nga raportuesi Knut Flekenshtejn është nënvizuar progresi i bërë në disa fusha, por nga ana tjetër kryefjalë e raportit mbetet klima e polarizuar politike.
Sipas tij, vendi ynë ka ende disa pika që janë të pazgjidhura, siç është lufta kundër korrupsionit, reforma për Administratën Publike, apo dhe lufta kundër krimit të organizuar.
Ndërsa eurodeputeti Kukan tha se kriza politike në Shqipëri dëmton integrimin evropian të vendit, duke theksuar se mazhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët në këtë proces.
"Opinioni për pranimin e Shqipërisë ka nxjerrë në pah reforma që janë prezantuar në vend për të përmbushur këto kritere për të nisur negociatat për anëtarësimin. Janë 12 prioritete kyçe, kemi edhe 5 shtesë më të vështira dhe më të rëndësishme. Por nuk mund të prezantohen brenda natës, duhet më shumë angazhim dhe mbështetje nga të gjitha palët. Reforma në administratë, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimi i minoriteteve gjithashtu janë më rëndësi. Qeveria shqiptare i ka pranuar dhe ka nisur punën. Reformat kanë nisur dhe nxisim autoritete të vijojnë më këto reforma. Përgëzoj Shqipërinë në raportin tim sepse përpiqet të krijojë stabilitet në rajon. Vizita e Ramës në Serbi dhe takimi me Vuçiç ka qenë me shumë rëndësi, dhe është kontribut i rëndësishëm për paqen në rajon", tha Fleckenstein.
Eurodeputeti Kukan tha se kriza politike në Shqipëri dëmton integrimin evropian të vendit, duke theksuar se mazhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët në këtë proces. Kukan u shpreh se nevojitet më shumë vullnet politik për reforma, ndërsa tha se zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të jenë një test i rëndësishëm për reformën territoriale.
"Është me rëndësi të dërgoj mesazh të fortë se politika konfrontuese është pengesa kryesore për të ecur përpara në drejtim të integrimit. Nevojitet më shumë bashkëpunim politik. Duhet të shmanget kriza politika. Procesi i integrimit është përgjegjësi e përbashkët për mazhoranncën dhe opozitën. Duhet vullnet politik për më shumë reforma. Zgjedhjet lokale do jenë një test i rëndësishëm për reformën e re territoriale, dhe për faktin sesa forcat politike i respektojnë parimet demokratike. Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në rajon, dhe për bashkëpunimin më këtë drejtim. Shqipëria dhe Serbia janë dy vende me rëndësi në rajon, dhe duhet të vlerësojnë rolin e tyre. Do mbështesim Shqipërinë në mënyrë sistematikë në drejtim të reformave", tha Kukan.
/atsh/