Rezolutat e Berishës si tallje!

Rezolutat e Berishës si tallje!

Sali Berisha

Rithemelimi i kryesuar nga Berisha ka filluar dhe prodhon në seri rezoluta.

Pas asaj për Srebrenicën ka filluar puna për të përgatitur një, për të dënuar represionin serb në Kosovë.

E kotë të thuash që njeriu i cili ushtroi 13 vite pushtetin më Shqipëri kishte kohë të mjaftueshme të prodhonte sa të donte rezoluta.

Por duke u kthyer në rastin në fjalë çështja e rezolutave në Shqipëri është konsumuar aq shumë saqë hera-herës del se për çështje të caktuara janë prodhuar më shumë se një herë, duke ia humbur seriozitetin çështjes. Seriozitet i cili është në pikëpyetje që në momentin që prodhohen nga parlamenti i një vendi i cili ka peshë të vogël në arenën ndërkombëtare. Pasi kur prodhon një rezolutë për botën, duhet të jesh dikushi në botë. E tillë është Amerika, Franca apo Britania. Dhe merr kuptim e shkakton trazira në diplomaci kur rezoluta prodhohet nga këto vende. Por rezoluta e prodhuar nga parlamenti i një vendi që 25 vite më parë mblodhi Këshillin e Sigurimit të OKB sepse u shthur brenda natës dhe detyroi botën të sillte trupa këtu për të mbajtur në terezi shqiptarët, ngjan i shpëlarë. Kur kjo iniciativë ndërmerret nga njeriu që i shkaktoi dhe çoi vendin në kolaps, bëhet qesharake.

Vetë Berisha e ka të qartë që rezolutat e prodhuara nga Shqipëria nuk kanë vlerë për tregun e jashtëm. Janë si çadrat dhe pirunët që prodhonte Ndërmarrja Metalike e Gjirokastrës. Qëllimi i tij është me dy drejtime: Të etiketojë Ramën si filoserb në hapësirën shqiptare dhe t’i japë sinjale perëndimit që ta përfillin pasi mund të shkaktojë trazira.

Për synimin e parë vështirë se qullos gjë. Shqiptarët e kanë nacionalizmin në fejsbuk. Për më tej janë shumë racionalë dhe praktikë, e si të tillë votojnë ata për të cilët kanë interes që ju bie prosperitet ekonomik dhe nuk i prish me perëndimin ku shkojnë për të punuar. Berisha ka një goxha damkë si armik i perëndimit. Shqiptarët shikojnë çmimet e lira dhe si të tilla ato serbe janë konkurruese.

Sa i takon kërcënimit që i bën perëndimit për trazira në hapësirën ballkanike, kjo nuk ka asnjë vlerë praktike. Shqiptarët nuk kanë qenë ndonjëherë fuçi baruti dhe kjo jo për ndonjë qasje paqësore tonën, por thjesht se nuk kemi takat. Aq më pak mund të ndezë një fuçi me barut të lagur dikush që gjëmën më të madhe që ka bërë, është në Gërdec ku hodhi 26 bashkatdhetarë në erë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viçidoli: 02/06/2022 19:54

    Rezolutën Alla Berisha për represionin e gënocidin sërb në Kosovë parlamenti t'a votojë,por hipokrizia Berisha të theksohet në rezolutë për Berishën UÇK organizatë terroriste,Rambujejë dështim e Berisha kundër si dhe Sërbia,boll kjo mostër vrau natën e qau ditën ,makinën vrastare sërbe e furnizonte Berisha,ushtarët e komandantët e UÇK në Shqipëri i burgosur Berisha dhe i tradhëtonte tek Sërbi,me sllobodanin e Harkanin takohej në Shën Naum po Berisha që bota të mësojë të vërtetën ,bashkë me të gënjyerit që i shkojnë pas armikut më të madh të çështjes shqiptare e shërbëtorit më besnik të çështjes sërbët si dhëndërr shërbime.Çdo rezolutë Alla Berisha është hipokrizi për çështjen shqiptare dhe mjegullnajë për t'i shërbyer halleve të familjes nongrata .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë