Rezolutë për BSH: "Shtrëngim
bankave, jo para jashtë kufirit"

TIRANË - Komisioni i Ekonomisë kaloi projektrezolutën për performancën e Bankës së Shqipërisë në vitin 2013, duke dalë me disa propozime, ndër më kryesoret ajo e nevojës së mbajtjes së investimeve të bankave private brenda kufirit Shqiptar. Sipas ish-ministrit të financave Ridvan Bode politikat e Bankës së Shqipërisë duhet të shtrëngojnë këtë fenonem, ndërsa relatori i projektrezolutës Anastas Angjeli, ka deklaruar se Banka duhet të ndërhyjë më shumë në sistemin financiar, në mbështetje të ekonomisë.
 
Projektrezoluta mbi performancën e Bankës së Shqipërisë është diskutuar për herë të parë në komisionin e ekonomisë, konkluzioni kryesor i të cilës ka qenë diskutimi për nevojën e një politike që do të frenojë daljen e kapitalit financiar, në formën e investimeve nga bankat private jashtë Shqipërisë drejt vendeve të tjera. Një pikë tjetër e rëndësishme ishte diskutimi mbi nevojën e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e dobët5 të kreditimit dhe për të ndaluar më tej rritjen e kredive të këqija.

“Që politikat rregullatore të BSH të synojnë përdorimin e parave në tregun e brendshëm dhe jo investime në tregun e jashtëm. Vitet e huaja ka investime në tregjet e huaja. Niveli i kreditimit është në terma negativë kreditë e këqija rriten, fitimet e bankave sigurisht janë rritur prapë me 30-40 % më shumë. Çka do të thotë që diku investohen dhe nuk janë investuar në Shqipëri.” –tha Bode.

“Në qoftë se ka dy mallra të shtrenjta në Shqipëri janë leku, paraja, benzina, petroli. Nëse do të blesh lekë është malli më i shtrenjtë. Nuk mund të themi që BSH nuk ka rol, përsa kohë që BSH përcakton normën e interesit.”-tha Angjeli

Ndër pikat e tjera kryesore, të diskutuara në komision ishin nevoja për kreditimin e ekonomisë përmes bankave si dhe formulimi i një politike bashkëpunuese për frenimin e kredive të këqija.
 
Po kështu socialisti Angjeli kritikoi shpenzimet e Bankës së Shqipërisë për shpenzimet dhe shpërblimet e larta në paga dhe dieta.
 
Projektrezoluta e hartuar është dhe e para që diskutohet dhe hartohet në një komision përmes një diskutimi të hapur mes deputetëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve