Rezultatet e Censit/ Karamelo: E papranueshme! Arben Llalla: Minoriteti grek ka dal pak se ikin jashtë dhe nuk shumohen si shqiptarët

Rezultatet e Censit lanë të pakënaqur shumë komunitete në Shqipëri. Më të rëndësishmit që kundërshtuan rezultatet ishin komunitetet fetare dhe komunitetet minoritare.

Studio Live, u diskutua sa i përket edhe shqetësimit që ngriti minoriteti grek, pasi pretendojnë se janë më të shumtë në numër se sa shifrat që nxjerr INSTAT.

Këtë problem e shprehu edhe ish deputeti i Omonia-s, Ligor Karamelo për Arbër Hitajn.

'Censi i vitit të kaluar dëshmo se qeveria shqiptare nuk arrit të kryejnë një regjistrim sipas rregullave të vendeve të tjera. Rezultat e INSTAT dëshmuan se regjistrimi pati mangësi. Qoftë për mënyrën si u zhvillua dhe numrin e popullsisë u tregua se pati shtim të pa argumentuar të banesave dhe qytetarëve, të cilat marrin karakter zyrtar. Për minoritetet dhe përkatësitë fetare lëngojnë nga e kaluar  totalitare, nacionalizmi, nga ideja për ta paraqitur situatën sikur nuk ka minoritete. Për fat të keq mos zbatim të kushtetutës për të bërë vetëdeklarim si e drejtë. Censi i organizuar keq.

Njerëzit që bën mbledhjen e të dhënave jo të trajnuar si duhet. Aty janë të dhëna, kemi rrëmujë për sa i përket deklarimit. Mish mash i të dhënave. Minoritetet janë të shqetësuara, të gjitha shoqatat dihet numri i minoritarëve. Kanë databazë të përafërt. Këto të dhëna janë larg realitetit. Shqipëria vuan nga ideja që po të deklarohen shumë minoritete atëherë prishen ekuilibrat demografikë. Minoritetet në Shqipëri janë për tu pasur zili.

Nuk ka ardhur shqetësim. Mazhoranca ka ushtruar ndikim ndaj tyre. Dëshmojnë, pati mungesë transparence. Ky cens ishte i papranueshëm, refuzohet nga minoritetet. Në deklaratën e një jave të mëparshme ftojnë BE dhe strukturat të njihen me deklaratën. Dhe të bëhet një regjistrim serioz dhe të dhëna mbi bazën e së cilës Shqipëria të anëtarësohet në BE.'

Historiani Arben Llalla thekson se pakica greke ka dalë më shumë se ç’priste pasi një numër i madh prej tyre jetojnë në emigracion.

'Në çdo vend ka probleme me regjistrimin. Pakicat kombëtare janë të tepruara. Ku Maqedonia  njeh 6 pakica, ndërsa Shqipëria 9. Minoriteti grek për mua ka dalë shumë, një numër i madh është në emigracion, një pjesë ne Angli dhe Amerikë. Nuk shumohen shumë si shqiptarët. Është normale të ketë probleme të tilla. Ka qenë një regjistrim që nuk duhet të regjistrohej etnia. Edhe ajo për fenë nuk është shqetësim. Kemi kaluar periudhë ateiste prandaj mungon edukata fetare. Mendoj se shteti ka arritur të bëjë një regjistrim normal, të bëjë statistika.'

Gazetari Poli Hoxha shprehu shqetësim lidhur me mungesën e transparencës për Censin si nga qeveria ashtu edhe nga INSTAT.

'Censi i kësaj here u kthye në debat të madh, faktikisht fajin e kishin vetë organizatorët duke filluar nga INSTAT. Shtyrja e publikimit, krijoi teori konspiracioni, që manipulohet. Në fund fare mbi të gjithë këtë mister të vonesës, kaloi në një panoramë konspirative dhe filluan nga ana politike. Opozita që flet për shpopullim filloi të lozte me shifrat. U shtri dhe me etnitetet, njësoj si minoriteti grek ,janë ankuar bullgarët. Edhe komunitetet fetare janë ankuar. U krijua një situatë që të gjithë janë të pakënaqur, këtu fajin e ka INSTAT dhe qeveria për mungesë transparencë.

Asnjëherë nuk kemi furtuna të këtij lloji. Këtu në Shqipëri Censi është politike, një gjë normale politizohet. Marrim çështjen e etnitetit grek, që nga 2011 i kam dëgjuar shpesh politikanët, që thonë lajme të vërteta, por i kanë dhënë më shumë zë zbrazjes. Duhet të marr fund koha e Censi që kontrollohet nga një dorë. Mënyra se si bëhet Censi duhet ecur dorë nga fshehtësia. Me të drejtë lihet vend për dyshim.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/07/2024 00:05

    /Minoritetet ne Shqiperi jane per t'u patur zili./-thote Karamelo! E megjithate a nuk jeni po ju grekofilet qe ankoheni per shkelje te te drejtave te minoriteve,pra bini ne kundershtim me fjalet tuaja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'