Rezultatet financiare të vitit 2022 për Fibank Albania, absolutisht më të mirat deri tani
CEO Bozhidar Todorov dhe FIBANK
Fibank Albania raportoi rezultatet për vitin 2022 dhe treguesit e performancës së saj financiare ishin më të lartat në sistemin bankar, me RoE prej 20% dhe RoA prej 2%. Gjithashtu, ajo që e bën vitin 2022 absolutisht vitin më të mirë deri tani ishte fitimi neto prej 7.7 milionë euro, më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe rritja e kredive me 30%, më e larta në sistemin bankar. Rritja me më shumë se 25% në secilin nga 3 komponentët kryesorë, totali i aktiveve, depozitave dhe kapitalit ishte një tjetër tregues i qartë i rritjes së qëndrueshme të Fibank.
Z. Bozhidar Todorov - CEO i Fibank Albania: Jam jashtëzakonisht i kënaqur të përsëris pothuajse të njëjtën fjali për disa vite me radhë se ishte viti më i mirë! Ne kemi vazhduar të kemi rezultate gjithnjë e më të mira vit pas viti dhe është impresionues fakti se sa pozitivisht ndikon kjo gjë në frymën tonë të ekipit si edhe marrëdhëniet me partnerët e me klientët tanë.
Grupi Fibank ka një objektiv shumë të qartë për një prani të fortë në Shqipëri me një bankë në rritje që luan rolin e saj në sistemin bankar shqiptar. Objektivat kryesore strategjike të Fibank Albania në periudhën e ardhshme janë produktet retail dhe dixhitalizimi i mëtejshëm i shërbimeve për një eksperiencë inovative dhe të përmirësuar të klientit. Fibank po vazhdon të hartojë produkte interesante dhe inovative duke synuar të kombinojë tiparet më optimale të produkteve në avantazh të klientëve të saj dhe t'i lejojë ata të menaxhojnë sa më mirë financat e tyre si për depozitimin e parave ashtu edhe për nevojat e tyre për kredi.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7696
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fibank zbaton premtimin për mbjelljen e një peme për çdo pjesëtar të familjes që merr një kredi hipotekore
4 Prill, 15:16
-
Fibank vlerësohet me 'Arritje të shkëlqyera në segmentin B2B për 2023' nga VISA International
8 Mars, 17:55
-
Fibank zbatoi valën e parë të mbjelljes së pemëve për çdo pjesëtar të familjeve që kanë marrë një kredi hipotekore
7 Dhjetor 2023, 17:09
-
Kredi hipotekore nga Fibank – Një pemë për çdo anëtar të familjes
20 Tetor 2023, 20:58
-
Depozitat në Fibank - Kombinim i interesave të larta me fleksibilitet maksimal
1 Shtator 2023, 11:39
-
Fibank Albania – Vazhdimësi e rezultateve të shkëlqyera financiare edhe për gjashtëmujorin e parë 2023
19 Gusht 2023, 15:06
-
Fibank ofron mundësi fantastike për depozitat këtë verë
11 Gusht 2023, 14:56
-
Dega kryesore Fibank tek Kullat Binjake – zgjeruar për një shërbim të përmirësuar ndaj klientëve
24 Shkurt 2023, 20:24
-
Fibank, Grup Bankar Europian së shpejti në Eurozonë
13 Shkurt 2023, 15:48
-
Fibank ka një ofertë impresionuese për depozitat
9 Dhjetor 2022, 19:02
-
Fibank realizon në kohë reale të gjitha pagesat e taksave për Bashkinë e Tiranës
7 Tetor 2022, 19:04
-
Fibank, Kredi Konsumatore online deri në 3 milionë lekë pa kolateral
2 Shtator 2022, 18:00