Kryeministri Edi Rama ka treguar së fundmi se Shqipëria është më mirë se e gjithë bota për sa i përket bilancit në luftën e koronavirusin, bazuar në të dhënat e faqes zyrtare të shifrave "Coronavirus Worldometer".

Ai ka hedhur poshtë akuzat e anëtarëve të PD-së me rezultatet, të cilët gjithmonë kanë thënë se në këtë situatë nuk është ecur me plane dhe strategji, është një vend pa mjekësi dhe pa qeveri.

Rama është shprehur krenar për çdo qytetar të vendit, pasi ky bilanc është vetëm prej tyre.

"ALBANIA THE BEST Çudi e madhe ëëë?!Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar.

Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe Frikë nga Injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer", ka shkruar Rama.