Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote

Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote

Skiatorja Lara Colturi dhe presidenti i FSHS Elvis Toçi

Ngjitja në podium për herë të parë në Botërorin e skive, të 18-vjeçares që  përfaqëson Shqipërinë ishe moment historik për vendin. Lara Colturi u rendit e dyta në garën e Austrisë, një rezultat që më herët as që ishte imagjinuar për Shqipërinë.

“Ne prisnim në 2 vitet e ardhshme dhe ajo u maturua më shpejt. Për Larën ne duhet të jemi krenar të gjithë bashkë. Vërtetë është me origjinë italiane, por është produkt shqiptar. Kemi ato pak kontribute, por janë esensiale. Lara erdhi 14 vjeç dhe nuk ka garuar për asnjë shtet tjetër. As për Italinë. Lara është krijuar dhe me shpirtin shqiptar e kontributet tona,”-u shpreh Toçi.

Në intervistën për Report TV, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive Elvis Toçi thotë se pritshmëritë për Larën në të ardhmen e afërt janë shumë të larta.

“Ka vetëm një qëllim, të dalim gjithmonë kampion. Nuk ka qëllim tjetër, por Lara në vetvete maturohet 20 vjeç, fëmija rritet, janë edhe parametrat fizikë, por Shqipërisë kjo do ti bëjë nder. Do na ngrejë në maja shumë shumë të larta. Ne jemi vërtetë një federatë shumë e vogël, shumë modeste, me numër të kufizuar atletësh, por mos të harrojmë që edhe vendet e tjera nga 3-4 sportistë kanë. Zvicra, Austria që janë në ato nivele. Nga 3-4 sportistë kanë,”-tha ai.

Vetë Toçi, siç duket në pamjet e garës, e përjetoi shumë ngjitjen në podium të Larës.

“S’ka emocion më të bukur. Ia uroj të gjithë shqiptarëve ta përjetojnë atë emocion. Në ato pamje të Eurosport, klithmat që vinin nga shpirti, ishin gëzimi më i madh që mund të përjetojë një njeri gjatë jetës së vet. Është një gëzim që nuk mund të blihet me para,”-deklaroi Toçi.

Gara e ardhshme e Lara Colturit do të jetë këtë fundjavë, teksa në SHBA do të marrë pjesë si në Slalom ashtu edhe në Giant Slalom.

“Ç’mund të presim tjetër veçse suksesit. Duhet të jemi me këmbë në tokë, se në Austri me pak fat mundëm Zvicrën, vendin e 3 me vetëm 0.2 të qintat e sekondave,”-u shpreh presidenti i federatës shqiptare të skive.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Punëtori ndërroi jetë teksa ishte duke punuar në fabrikën e aluminit, arrestohen 2 përgjegjësit e sigurisë (EMRAT)

Durrës/ Punëtori ndërroi jetë teksa ishte duke punuar në fabrikën e aluminit, arrestohen 2 përgjegjësit e sigurisë (EMRAT)