Të gjithë mjekët, farmacistët, stomatologët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të edukimit të vazhdueshëm, duhet  të regjistrohen pranë qëndres kombëtare të edukimit në vazhdim për të dhënë provimin e certifikimit.

Po ashtu, QKEV ka shtyrë afatin për në datën 20 të muajit mars. Në kuadër të saj, ministria e shëndetësisë ka publikuar listën e plotë listën e përditësuar të profesionistëve të shëndetësisë të cilët nuk grumbulluan numrin e duhur të krediteve.

Sipas kësaj liste në total janë 1068 profesionistë të shëndetësisë , nga të cilët 616 janë mjekë, 90 janë farmacistë dhe 362 janë stomatologë . Ndërkohë që, në provim të gjithë duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti si dhe faturën e pagesës për provimin e certifikimit.

Sipas vendimit të këshillit të ministrave, përveç mjekëve, farmacistëve,  stomatogëve, do e kenë edhe infermierët, ndihmësfarmacistët dhe mamitë por për ta cikli ka filluar në 1 janar 2016. Brenda një cikli 4-vjeçar mjekët duhet të mbledhin një numër jo më të vogël se 120 kredite, stomatologët e farmacistët 60 kredite, infermieret e mamitë 40 kredite. /ATSH/