MINA, 5 tetor /ATSH-AFP/ - Mbreti Abdallah i Arabisë Saudite deklaroi sot se vendi i tij ishte i vendosur të çrrënjoste ekstremizmin fetar, ndërkohë që mbretëria është përfshirë në një fushatë ajrore nën drejtimin amerikan kundër grupit xhihadist të ISIS-it.
"Ekstremizmi, i cili gjeneron terrorizmin, kërkon që ne të bashkojmë forcat dhe ta luftojmë atë, pasi ai nuk ka të bëjë me Islamin", deklaroi Abdallah në një takim me shefat e delegacioneve të vendeve islamike të pranishëm në pelegrinazhin e përvitshëm në Mekë.
"Ekstremizmi fetar është faktor pervers, me të cilin ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër përveçse ta çrrënjosim", theksoi Abdallah në mesazhin e tij, lexuar nga princi i Kurorës Saudite, Salman bin Abdul Aziz.
"Ne jemi të vendosur ta çrrënjosim ekstremizmin fetar dhe të vendosim dialog për të mënjanuar gjakderdhjen dhe për të promovuar paqen në botë", theksoi ai./ a.jor.
/Shqiptarja.com