RIAD, 17 janar /ATSH-AA/ - Arabia Saudite po ndërton një mur me gjatësi prej 1 000 kilometrash për të mbrojtur shtetin e saj nga organizata terroriste ISIS.
Më saktë, Arabia Saudite ka në plan të ndërtojë një mur për të mbrojtur kufirin verior të vendit ku egzistojnë kërcënime nga ISIS-i.
Ndërkohë, mbretëria saudite fazën e parë të projektit e ka filluar shtatorin e kaluar pasi pjestarët e ISIS-it morën disa rajone të Irakut fqinj.
Në mur janë parashikuar kamera termike dhe radare që mund të zbulojnë personat në distancë prej rreth 20 kilometrash dhe automjetet në 40 kilometra.
Nga ana tjetër ISIS-i e konsideron Arabinë Saudite tradhtare të Islamit për shkak të lidhjeve të forta me vendet e Perëndimit./ a.jor.