Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Mjeshovë në Berat, shkrumbohen 7 ha me pisha! Zjarri i qëllimshëm
Riaktivizohet pas 24 orësh zjarri në kodrat e pyllëzuar të fshatit Mjeshovë të Beratit, duke u shtrirë në pyllin me pisha të fshatit Metohë, që ndodhet në kufi me Mallakastrën
Riaktivizohet pas 24 orësh zjarri në kodrat e pyllëzuar të fshatit Mjeshovë të Beratit, duke u shtrirë në pyllin me pisha të fshatit Metohë, që ndodhet në kufi me Mallakastrën.
Efektivët e Repartit Zjarrëfikës kanë vijuar për 24-orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë, ku është e pamundur ndërhyrja në zonë me mjete, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e Reparteve Zjarrëfikëse të Mallakastrës.
Edhe pse i fikur prej 24-orësh, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar nga era, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha e shkurre. Deri më tani mësohet se janë shkrumbuar rreth 6 ha me pisha e shkurre në zonën më të gjelbëruar të malit Shpirag. Burimet policore bëjnë me dije se zjarret në këtë zonë kanë qenë të qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve .
U rrezikuan banesa, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes
Është vënë nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes. Mullari i barit i djegur nga pakujdesia, rrezikoi disa banesa. Menjeherë është bërë shkëputja e energjisë elektrike dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve zjarri është vënë nën kontroll. Kjo lagje është e mbipopulluar me familje fermere dhe vendosja e ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik .
Përfshihet nga zjarri një kodër me ullinj dhe shkurre në Patos, forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët
Një zjarr ka rënë në vendin e quajtur Ofiçinë e Vjetër në Patos,. Flakët kanë avancuar duke djegur disa rrënjë ullinj si dhe shkurre aty pranë zonës. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Edhe banorët kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.