Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, era favorizon përhapjen e flakëve! Nënkryetari i bashkisë: Situata është vënë nën kontroll

FIER- Në Peshtan në Fierit është riaktivizuar sërish zjarri në pyllin me pisha e dushqe.

Flakët u përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta, ndërsa terreni është i vështirë. Punonjësit e zjarrfikësve ndëhynë që ta shuajnë zjarrin me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata. Po ashtu është ndëhyrë edhe me makinat zjarrfikëse.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër që është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera. Drejtori i zjarrfikësve të bashkisë Fier Zija Hyka pohoi se situata është shumë e vështirë, ndërsa kërkoi përforcime nga repartet e Patosit.

Ylli Skënderaj, nënkryetar i bashkisë së Fierit, në një intervistë për Report Tv në lidhje me situatën u shpreh se situata po vihet nën kontroll. Sipas tij janë vetëm 2 vatra zjarri aktive. Skënderaj tha se nuk rrezikohen banesa e shtoi se janë djegur 10-15 hektar me pisha e dushqe.

‘Kemi bërë disa kufizime dhe për shkak të terrenit, aktualisht po punohet me 2 zjarrfikëse. Aktualisht në terren është shefi i emergjencave Kreshnik Imeraj. Janë 2 vatra zjarri dhe tani në këtë momente po operojmë për shuarjen e flakëve.  Situatën po e mbajmë në kontroll, shpresoj më ta vëmë në kontroll deri nesër në mëngjes. Dëmi është 10-15 ha deri tani. Vlerësojmë se do ta vendosim në kontroll deri nesër në mëngjes. Nuk ka banesa në atë perimetër janë vetëm zona pishtore dhe ullinj.’- tha Skënderaj.

Për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar. I riu banor i këtij fshati dyshohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave. por pasojat ishin të mëdha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Zjarrin në Peshtan të Fierit, nënkryetari i bashkisë për Report Tv: Situata po vihet nën kontroll, janë vatra të vogla! Nuk rrezikohen banesat

 

Peshtan në Fierit është riaktivizuar sërish zjarri në pyllin me pisha e dushqe, e cila ishte aktive një ditë më parë.

Ylli Skënderaj, nënkryetar i bashkisë së Fierit, i kontaktuar nga Report Tv në lidhje më situatën me zjarrin në Peshtan u shpreh se situata është vënë nën kontroll. Sipas tij janë 2 vatra zjarri, ndërsa u shpreh se shpresojnë që t’i shuajnë në mëngjes. Skënderaj tha se nuk rrezikohen banesa e shtoi se janë djegur 10-15 hektar.

‘Kemi bërë disa kufizime dhe për shkak të terrenit, aktualisht po punohet me 2 zjarrfikëse. Aktualisht në terren është shefi i emergjencave Kreshnik Imeraj. Janë 2 vatra zjarri dhe tani në këtë momente po operojmë për shuarjen e flakëve. Situatën po e mbajmë në kontroll, shpresoj më ta vëmë në kontroll deri nesër në mëngjes. Dëmi është 10-15 ha deri tani. Vlerësojmë se do ta vendosim në kontroll deri nesër në mëngjes. Nuk ka banesa në atë perimetër janë vetëm zona pishtore dhe ullinj.’- tha Skënderaj.

Ora 19:20
Në luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Patosit ndërhyjnë për të shuar zjarrin në Peshtan të Fierit

 

Report Tv sjell pamjet nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Fierit të cilët janë pozicionuar në një terren të vështirë për të shuar flakët. Zjarri është përhapur në një situatë të gjerë, ndërsa terreni i thyer e bën më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Ora 19:07
‘Hiqi makinat që aty’ dalin jashtë kontrollit flakët në Peshtan të Fierit, zjarri merr përmasa masive

 

Zjarri në Peshtan të Fierit ka marrë përmasa të mëdha. Në një video të siguruar nga Report Tv shihet se pylli është përfshirë nga flakë masive, ndërsa një qytetar dëgjohet të thotë se ‘duhet të hiqen makinat që aty’.

Terreni është shumë i vështirë, ndërsa forcat zjarrëfikëse po punojnë me mjete rrethanore.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë