Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u bën apel qytetarëve që të aplikojnë për karta identiteti në mënyrë që të shamngin fluksin gjatë javëve të fundit të fundvitit.
Ai njofton se për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor.
“Në 31 dhjetor 2020 skadojnë një numër i lartë kartash identiteti të shtetasve shqiptarë. Për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor. Kjo pritet të sjellë një fluks aplikimesh javët e fundit të vitit. Ndaj, aplikoni pa humbur kohë, për të evituar radhët”, tha Lleshaj.
Ndërkaq ministri thekson se ri-aplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.
“Karta e identitet ju shërben për veprime administrative, veprime financiare, kalim në Pika Kufitare, kusht për rinovimin e pasaportës, skadimi i ID kartës e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Një numër i madh shërbimesh tashmë kryhen online, nëpërmjet kartës së identitetit. Skadimi i ID kartës e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ri-aplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. Shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti është i pranishëm edhe në Ambasada e Konsullata shqiptare në 6 shtete: në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Britania e Madhe dhe SHBA.
Për t’u ri-pajisur me ID kartë: Bli kuponin për Letërnjoftimin/Kartën ID, pranë Zyrës Postare; Rezervo online orarin në e-Albania; Paraqitu në Zyrën e Aplikimit. Apliko sot, të mos përballesh me surpriza të pakëndshme nesër", shkruan ai.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkesat në rritje për pasaporta e ID biometrike, zyrat e IdentiTEK të hapura edhe gjatë të shtunave
18 Gusht, 22:42
-
Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Yzeiri: Iku një pjesë europiane e jona! Rudolf Marku: Nuk është problem Nobeli! Shkrimtarët e mëdhenj nuk e kanë këtë çmim
1 Korrik, 21:28
-
Kullat shqiptare dhe UNESCO
9 Dhjetor 2023, 22:23
-
Sandër Lleshaj: Kampet e mos mikpritjes së refugjatëve
8 Nëntor 2023, 17:00
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Sandër Lleshaj: Me Hamasin apo me Europën?
11 Tetor 2023, 09:00
-
Sandër Lleshaj: Kosova nuk është Krimea
24 Shtator 2023, 20:35
-
Operacioni ‘Tempulli’, ish-ministri i Brendshëm në 'Kontrast': Si t’i presësh thonjtë krimit, të arrestuarit zëvendësohen brenda ditës
18 Shtator 2023, 19:14
-
DOSJA/ Kazinoja në Tiranë, edhe emri i Rebani Jaupit te 'Metamorfoza'! Oltian Bistri ‘i raportonte’ Pëllumb Gjokës: Se di pse ka frikë Rebo, ai lekët do marri! Na qenka ankuar edhe Lleshaj
4 Gusht 2023, 19:20
-
Nga 1 gushti pasaportat dhe ID-të prodhohen nga shteti! Çmimi nuk ndryshon! 26 korrik afati i fundit i përdorimit të kuponave ‘Aleat’
23 Korrik 2023, 11:14
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09