Janë riatdhesuar 44 shtetas shqipëtar në vend pasi shkelën rregullat e qëndrimit në zonën Shengen .Operacioni i riatëdhesimit u zhvilluar nga autoritetet suedeze në bashkëpunim me ato Franceze dhe Gjermane dhe gjatë flutrimit shoqerimi i shtetasve shqiptarë është bërë nga oficerët e tyre.
Shqiptarët u kthyen në atdhe sot rreth orës 15.30, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Suedeze. numri total i të kthyerve është 44 shtetas, ku 31 janë kthyer nga Suedia, 8 nga Gjermania dhe 5 janë kthyer nga Franca bën me dije policia e shtetit në një njoftim për mediat.
Të gjithë të kthyerit janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com