Sot rreth orës 12.30 nëpërmjet dy fluturimeve charter të organizuar nga Britania e Madhe dhe Franca, janë kthyer në aeroportin e Rinasit 70 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen, si dhe kanë hyrë dhe kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me Francën. Në bordet e dy avionëve  kishte në përbërje të eskortës mjekë e psikologë. Nga shtetasit deportivë të kthyer, 15  prej tyre janë kthyer nga Franca, ndërsa 55 janë kthyer nga Britania e Madhe. Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos  të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen si dhe në Britaninë e Madhe. /atsh/