Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet franceze, kanë realizuar gjatë ditës së sotme një operacion riatdhesimi nga Franca të 50 shtetasve shqiptarë, koordinuar dhe bashkë-financuar nga Agjencia Europiane për Kufirin FRONTEX.
Shqiptarët e riatdhesuar janë kapur në situatë të parregullt qëndrimi në shtetet e BE si Franca dhe Gjermania Belgjika dhe Danimarka.
Nga Franca janë kthyer 22 persona (meshkuj)
Nga Gjermania janë kthyer 19 persona (3 familje, 3 gra + 9 fëmijë)
Nga Belgjika janë kthyer 8 persona (meshkuj)
Nga Danimarka është kthyer vetëm 1 person
Në këtë fluturim riatdhesimi policia shqiptare ka siguruar tërësisht eskortën shoqëruese, e cila përbëhet nga Njësia e Lëvizshme Territoriale Delta Forcë, Vlorë, e trajnuar dhe certifikuar nga Agjencia Europiane FRONTEX në vitin 2014.
Në përbërje të eskortës marrin 2 punonjëse policie femra, 1 psikologe femër dhe 1 mjek.
Gjithashtu në kuadrin e Mekanizmit të Monitorimit për Parandalimin e Torturës marr pjesë dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, me qëllim monitorimin e respektimit të drejtave të personave që riatdhesohen. Në fluturime të tilla përfaqësuesi i Avokatit të Popullit ftohet gjithmonë të marrë pjesë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, Zv/Ambasadorja Gjermane, përfaqësues nga Ambasada Franceze, etj., ndoqën nga afër në Aeroportin e Rinasit këtë operacion riatdhesimi.
Ndërkohë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin e Migracionin, Genc Merepeza, në një prononcim për mediat e pranishme, evidentoi faktin se ky operacion riatdhesimi dëshmon dhe një herë nivelin dhe efikasitetin e veprimeve të efektivave tona policore, të specializuara në këtë drejtim.
Sipas Merepezës njëherazi dëshmon më së miri vendosmërinë e shtetit dhe Policisë Shqiptare për të respektuar dhe përmbushur detyrimet në kuadër të lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen, si dhe domosdoshmërinë e respektimit të rregullave nga të gjithë shtetasit shqiptar, pasi do të përballen me penalitete, që ndër të tjera kufizojnë dhe lëvizjen e tyre deri në 5 vite këtë zonë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com