Riathesimi i 19-vjeçarit nga Sierra Leone, reagon policia: Nëna pretendonte se i biri ishte rrëmbyer, i biri kishte shpëtuar dhe kishte shkuar në polici

Riathesimi i 19-vjeçarit nga Sierra Leone, reagon policia: Nëna pretendonte se i biri ishte rrëmbyer, i biri kishte shpëtuar dhe kishte shkuar në polici

Sierra Leone

1743105390_agagaege.JPG

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për riatdhesimin e 19-vjeçarit shqiptar nga Sierra Leone në Afrikë. Policia thotë se ka qenë nëna e të riut që ka kërkuar ndihmë në Ministrinë e Jashtme për të shpëtuar të birin, që sipas saj ishte rrëmbyer në këtë qytet. Policia thotë se sipas pretendimit të nënës, i riu ka arritur që të shpëtojë dhe të shkojë në stacionin e policisë në Sierra Leone

Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale. Edhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetown në Siera Leone në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.

Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri,  e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.

Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë.

Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.

Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri. 

Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.

Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.

Policia e Shtetit falënderon homologët për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtij operacioni ndihme dhe riatdhesimi.


Lajmi kryesor:

Në rrezik në Sierra Leone, Ministria e Jashtme riatdheson të riun shqiptar! Nëna: Ishte rrëmbyer! PAMJET emocionuese


H.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

U përpoq të arratisej nga policia, reperi i njohur ndërron jetë në ditën e lindjes

U përpoq të arratisej nga policia, reperi i njohur ndërron jetë në ditën e lindjes