Në një epokë sfidash globale, që kërkojnë angazhimin e të gjithëve, ribashkimi i kontinentit është një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe demokracinë.
Kjo është fryma që na nxit në prag të Samitit të nesërm të Triestes, ku do të diskutojmë me kolegët tanë të Ballkanit Perëndimor disa çështje thelbësore për të ardhmen e qytetarëve tanë.
Duke u nisur nga konkluzionet e Këshillit Evropian të marsit të shkuar dhe nga Deklarata e gjashtëdhjetë vjetorit të nënshkrimit të Traktateve, do të konfirmojmë se dera e Europës do te mbetet e hapur për te gjitha Vendet që ndajnë të një njëjtat vlera me të dhe se ne do të angazhohemi për të shoqëruar rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Miqve tanë të Ballkanit do t’u kërkojmë një angazhim të fortë në konsolidimin e institucioneve demokratike, zbatimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin e ekonomive moderne dhe konkurruese.
Në këtë kontekst, Shqipëria ka bërë hapa domethënës në muajt e fundit, me mbajtjen e rregullt të zgjedhjeve për Kuvend dhe me zhvillimet e rëndësishme në fushën e reformës së drejtësisë, që janë thelbësore si për funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës, ashtu edhe për një zhvillim ekonomik të shëndetshëm.
Tani Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kapërcejnë ndarjet e brendshme dhe armiqësitë e së shkuarës, për të bërë një zgjedhje të pakthyeshme evropiane. Vetëm nëpërmjet dialogut dhe shtytjes së fortë për pajtim do të jetë e mundur të shikojmë me optimizëm të ardhmen. Nuk ka më kohë për ngurrim.
Pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, samiti i Triestes është faza e katërt e një procesi të nisur me largpamësi nga Kancelarja Merkel për t’i dhënë nxitje të rë tranzicionit demokratik, ekonomik dhe social të Ballkanit Perëndimor.
Jemi të bindur se fuqia transformuese e këtij mekanizmi është shumë larg shterimit. Rezultatet e Samitit do ta konfirmojnë. Ne presim:
• miratimin i një pakete të rëndësishme me projekte të reja infrastrukturore në fushën e energjisë dhe transportit, ndërkohë që gjatë këtij viti janë hapur kantieret e para të projekteve të miratuara në Samitet e mëparshme, duke bërë kështu plotësisht të dukshëm një angazhim financiar që do të arrijë deri në gjysmë miliardë euro;
• thellimin i procesit të integrimit ekonomik rajonal për të nxjerrë në pah potencialin e një tregu prej 20 milionë njerëzish;
• nënshkrimin e Traktatit themelues të Komunitetit të transportit, duke krijuar një hapësirë të integruar në fushën e standardeve teknike dhe të legjislacionit;
• një nxitje të fortë për zhvillimin e sektorit privat dhe në veçanti të NVM-ve;
• forcimin e kapaciteteve për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin;
• zgjerimin, në tridhjetë vjetorin simbolik të Erasmus-it, të mundësive që u ofrohen brezave të rinj, edhe në sajë të funksionalitetin të plotë të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), me seli qendrore në Tiranë.
Gjithashtu, do të hedhim bazat për rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit si dhe për t’u përballur me flukset emigruese të pakontrolluara e që ende mbeten në duart e grupeve kriminale.
Janë etapa të rëndësishme që dëshmojnë vullnetin tonë për të shoqëruar Ballkanin Perëndimor drejt synimit themelor të integrimit evropian, por që nxjerrin në pah edhe vullmentin e Vendeve të Ballkanik për të marrë vetë në duar të ardhmen e tyre.
Për sa i përket Shqipërisë në veçanti, ne jemi të bindur se është e nevojshme që progreseve të rëndësishme të regjistruara deri tani t’u vihet përballë një njohje e duhur nga ana e BE-së.
Samiti i Triestes dëshiron të japë sinjal optimizmi konkret, përgjatë rrugës së një fati të të përbashkët.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com