Francezi i Bayernit të Mynihut Frenk Riberi në një intervistë pas finales së Ligës së Kampioneve ka deklaruar një fakt mjaft interesant.

Mesfushori deklaroi për mediat se pas fitores së ndeshjes më të rëndësishme të karrierës dhe festës me shokët e ekipit e ka marrë trofeun me vete dhe ka fjetur bashkë me të dhe bashkëshorten në shtrat.

“Pas festës deri në orën 5 ose 6 në mëngjesit shkova në shtrat dhe e mora trofeun me vete.

E kisha trofeun dhe gruan time në shtrat me mua” u shpreh mesfushori francez. Riberi ishte një nga futbollistët më aktiv në fushë përballë Dortmundit, pavarësisht se nuk shënoi.

Francezi ishte pjesë e meritës për golin e parë, duke pasur për Roben dhe ky i fundit për sulmuesin.



d.b/shqiptarja.com