Bayern Munich dhe Inter do përballen në çerekfinalet e Champions League. Dy skuadrat kanë ‘inate të vjetra’ nga viti 2010, kur italianët fitonin 0-2 në finale kundër gjermanëve.
Tanimë në skenë është rikthyer Franck Ribery, një legjendë e futbollit në Bavari. Francezi provoi të luante në Itali dhe së fundmi ka folur për përballjen e Champions.
‘’Është një moment i mirë për Bayern, ata bënë shumë mirë ndaj Leverkusen dhe kanë një avantazh të mirë në kampionat. Shpresoj që Bayern të fitojnë Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve, nga sa kam parë deri tani rruga është e duhura.
![]()
Megjithatë, kundër Interit nuk do të jetë një sfidë e lehtë, ata janë një ekip vërtet i fortë. Ka disa vite që po shkon mirë dhe ka lojtarë të mirë, do të jetë një sfidë mes dy skuadrave të mëdha’’, tha Ribery.
Ndeshja e parë në Gjermani luhet më 8 prill, ndërsa e kthimit më 16 prill në Milano.
Komente

