Francezi i Bayernit të Mynihut Frenk Ribery këtë edicion e cilëson si të ‘bavarezëve’ pas diferencës së thellë në kampionat me vendin e dytë, por edhe pas paraqitjes së mirë në Champions League ku ka kaluar pothuajse në gjysmëfinale, por edhe kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.
Ribery kërkon me cdo kusht tripletën. “Deri më tani jemi duke realizuar një edicion shumë të mirë në Bundesliga dhe shpresojmë se do të vazhdojmë kështu, por ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.
Kemi edhe dy tituj të tjerë për të rrëmbyer, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League, pasi në Evropë është gjithmonë më vështirë se në kampionatin vendas. E ndërsa edicionin e kaluar arritëm deri në finale, këtë herë mendoj që do të fitojmë trofeun” përfundon Ribery.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com