Mesfushori francez Franck Ribery është dënuar nga drejtuesit e Byern Munchen, me një gjobë prej 50 mijë Eurosh, për grushtin në fytyrë, që i lëshoi shokut të tij të skuadrës, Arjen Robben në dhomat e zhveshjes. Episodi ndodhi në pushimin e gjysmëfinales së Champions mes Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Këtë e ka zbuluar tabloidi gjerman Bild, sipas të cilit dy yjet e skuadrës bavareze kanë tejkaluar grindjen verbale në një sherr fizik mes tyre. "Molla" e sherrit ishte një goditje dënimi në pjesën e parë.

Sipas tabloidit gjerman, Ribery e ndoqi me furi Robben në dhomat e zhveshjes duke e goditur në fytyrë, dhe duke i lënë një shenjë të qartë. Vetëm ndërhyrja e shpejtë e Bastian Schweinsteiger ka ndalur përvijimin e sherrit. Bayern nuk ka komentuar incidentin.(rb/shqiptarja.com)