Ricaktimi i pensioneve, ja
procedura që ndiqet

Ricaktimi i pensioneve, ja<br />procedura që ndiqet
TIRANE - Shpesh të moshuarit që janë në prag pensioni, nuk janë dakort me masën e përfitimit që u caktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Për këtë fakt ata u drejtohen Gjykatave. Por Instituti i Sigurimeve Shoqërore u jep mundësinë që të bëjnë një ankesë për të kërkuar rishqyrtim pensioni, në mënyrë që të bëhet edhe rillogaritja e pensionit.

Sipas ISSH-s pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.

Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Dokumentet
Për të përfituar pension të moshuarit duhet të dorëzojnë dhe dokumentat e mëposhtme: Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës. Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve. Librezë kontributesh. Vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak.

Certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat). Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë). Diploma e shkollës së lartë. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij.

Dëshmi penaliteti – vërtetim i gjendjes gjyqësore. Certifikatë lindje e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë). Certifikatë martese e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë). Certifikatë  vdekje për fëmije (për nënat me shumë fëmijë). Vërtetim për Pagesën kalimtare si ushtarak. Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat.

Vërtetim si kërkues pune. Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike. Deklaratë për kompensimin e energjisë. Vërtetim nga qendra e fundit e punës. Vërtetim nga gjendja civile. Vërtetim për llojin e punës (në kushtet e kategorisë së parë).

pensionet

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois