Ricardo Carvalho i është bashkuar ekipit të Monakos pas Radamel Falcaos dhe Victor Valdes.

Portugezi ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin nga Ligue 1 duke deklaruar se është i kënaqur.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Monakos dhe që do të jem pjesë e aventurës. Kjo është një sfidë e re për mua.

Do të jap maksimumin për të justifikuar besimin e drejtuesve të Monakos”, ka deklaruar ish-lojtari i Real Madridit, Çelsit dhe Portos.

Monako pritet që të realziojë edhe disa transferta të tjera të bujshme.



d.b/shqiptarja.com