NEW-YORK - Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, ashtu siç përshëndet gjithnjë në takimet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit përfaqësuesi amerikan, i uroi fillimisht mirëseardhjen kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç. Një veprim ‘diplomatik’ ky, që nuk kaloi pa u vërejtur nga korrespondentët e akredituar në Kombet e Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën si një partnere dhe mike dhe presim thellimin e mëtejshëm të partneritetit tonë në vitet që do të vijnë”, tha ambasadorja Rice.
Për Rice, ky ishte takimi i fundit i saj për Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Ajo do të lërë kryeqytetin e diplomacisë botërore, për t’u kthyer në kryeqytetin e politikës amerikane në Washington, ku do të marrë postin e re; të kryekëshilltares së presidentit Barack Obama, ose siç njihet me emrin zyrtar, këshilltare për Siguri Kombëtare, njofton RTK .
Vendin e saj në New York pas konfirmimit nga Senati pritet ta marrë një zonjë tjetër, Samantha Power, gjithashtu mike dhe njohëse e përkrahëse prej vitesh e lirisë, pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.
Në ekipin amerikan në Kombet e Bashkuara vazhdon të jetë edhe diplomatja, po ashtu një mike e dëshmuar e Kosovës, sidomos gjatë viteve të kurorëzimit të pavarësisë, ambasadorja Rosemary DiCarlo.
Dje, ambasadorja Rice e quajti një moment të rëndësishëm marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, duke këshilluar të dy qeveritë, që ‘të bashkëpunojnë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerë të tjerë, për të çuar përpara zbatimin e saj’.
Rice nuk ngurroi të bënte edhe komentet e saj për marrëveshjen, duke thënë se “marrëveshja ofronte zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës brenda kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës”.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com