Ricertifikimi, 25% e profesionistëve
të mjekësisë rezultojnë jo kalues 

Ricertifikimi, 25% e profesionistëve<br />të mjekësisë rezultojnë jo kalues 
TIRANE - Qindra mjekë, farmacistë e stomatologë nuk do të munden të ushtrojnë më profesionin e tyre pasi nuk kanë mundur të plotësojnë kreditet. Rezultatet e mbledhjes së krediteve janë publikuar dhe tashmë të gjithë janë njohur me to.
 
Në total për fazën e parë të ricertifikimit janë futur 10 750 profesionistë të mjekësisë ndër të cilët 75% kanë rezultuar fitues ndërsa 25% nuk kanë mbledhur kreditet e nevojshme.
 
Ndër ata që nuk mundën të kalojnë kreditet janë rreth 6% që kanë dalë me zero kreditë ndërsa pjesa tjetër ka më pak kredite nga sa ishte përcaktuar më parë.
 
Konkretisht janë 680 stomatologë të cilët nuk do të mund të ushtrojnë më profesionin e tyre pasi rezultojnë me mungesë kreditesh.
 
Ndërkohë janë rreth 590 farmacistë të cilët po ashtu nuk kanë plotësuar kreditet e e kërkuara e për këtë shkak janë të detyruar që të marrin ricertifikimin për të fituar sërish të drejtën për ushtrimin e profesionit.
 
Numri i mjekëve që nuk do të mund të ushtrojnë profesionin e tyre deri në ricertifikim është edhe më i madh dha arrin shifrën e 948 mjekë. Bëhet fjalë për mjekë të përgjithshëm por edhe të specializuar.
 
Të gjitha ata që nuk mundën të plotësojnë kreditet janë të detyruar të mos e ushtrojnë profesionin e tyre deri në ricertifkim.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!