TIRANË-Të gjithë mjekët të cilët nuk kanë mundur të përmbushin detyrimet e programit të riçertifikimit, afati i fundit mbetet 30 prilli.
Mbledhja e Bordit të Riçertifikimit Akreditimit të Profesionistëve të Shëndetësisë, nën drejtimin e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, diskutoi ditën e sotme, çështjet e ankesave të profesionistëve që nuk kanë përmbushur detyrimet në edukimin e vazhdueshëm, rregulloren e provimit të riçertifikimit.
Ndërkaq, në mbledhjen e Bordit u miratua rregullorja në të cilën u përjashtuan nga detyrimet e programit të ricertifikimit të gjithë anëtarët e komisioneve të miratimit të titujve akademike dhe ekspertët e oponencës.
Ndërkohë që në datën 10 Maj do të mund të hartohet lista përfundimtare e profesionistëve të shëndetësisë lidhur me përmbushjen e detyrimeve të programit të çertifikimit.
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, do të njoftojë urdhrat e profesionistëve të shëndetësisë, drejtuesit e institucioneve të sistemit të kujdesit shëndetësor lidhur me profesionistët e shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e programit të ricertifikimit./ATSH/
/Shqiptarja.com